Konferencë e hisedarëve

Data e Publikimit 18.11.2018

Më 21 shtator, në hapësirat e Fakultetit të Edukimit u organizua konferenca e parë e palëve nga programi që kishte për qëllim informimin e të gjitha palëve të interesuara në lidhje me Programin. Konferenca u hap nga drejtori i missionit të USAID-it, James Hope dhe këshilltari i Ministrit të Arsimit, Fatmir Bytyqi. Konferenca u përcoll me një numër prezantimesh nga stafi i ASSET të cilat paraqisnin objektivat dhe aktivitetet kryesore të Programit në vitin e parë, si dhe ndërlidhjen e Programit me Kurrikulën e Kosovës. Gjatë konferencës, ekspertët drejtuan grupe të vogla punuese me mësimdhënës nga shkollat partnere në mënyrë që të identifikojnë se si aktivitetet e Programit mund të integrohen në silabuset shkollore dhe ofruan ide rreth projekteve ndërkurrikulare. Të pranishëm ishin rreth 100 pjesëmarrës, përfshirë përfaqësuesit e USAID-it, MASHT-it, Drejtorive Komunale për Arsim, mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave partnere, organizata joqeveritare, përfaqësues të donatorëve, partnerë biznesorë si dhe partnerë në implementim.